Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Durrës, përmbyset autoboti me gaz

Një autobot me gaz është përmbysur në Porto Romano të Durrësit, ndërsa nuk raportohen të lënduar në njerëz. Fatmirësisht nga përmbysje e autobotit, nuk raportohet përfshirja e tij nga flakët, duke parë edhe ngarkesën me gaz të cilën ai po e transportonte.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse dhe policie të cilat kanë rrethuar vendin, dhe për pasojë rruga është bllokuar duke krijuar edhe trafik. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së drejtuesit të autobotit.

Sipas policisë, situata është nën kontroll ndërsa po punohet për të lëvizur nga rruga autobotin e përmbysur.

Shqiptarja.com 23.08.2014