Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE: 399 kontrolle në javët e fundit

Olsi Isufaj, Shefi i Kujdesit ndaj Klientit OSHEE:

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE (Ish CEZ Shpërndarje), po kryen kontrolle të vazhdueshme në zonën bregdetare në Jug të vendit. Vërejmë me shqetësim se specialistët e OSHEE-së në terren janë përballur me raste flagrante të ndërhyrjeve në matësa, linjave të dyta ilegale, si dhe 3 fazorëve privatë.

Pas një situate të tillë specialistët tanë kanë njoftuar Policinë e Shtetit, si dhe janë bërë kallëzimet penale për personat abuzues.

Më konkretisht: Drejtoria Rajonale Fier në OSHEE vetëm gjatë këtyre javëve të fundit ka realizuar 399 kontrolle në abonentët familjare dhe 53 ne abonente private. Ne 37 raste matësi ka qenë jashtë normave të lejuara, në 3 raste u gjetën linja te dyta të instaluara në mënyrë të paligjshme, si dhe 42 raste u konstatuan dhe u dokumentuan me nderhyrje në matje.

Ndërkohë që prej Janarit, Drejtoria Rajonale Fier, ka bërë kallëzime penale për vjedhje të energjisë elektrike per 88 abonente familjare, si dhe 252 privatë.

Për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike OSHEE (ish CEZ Shperndarje), një dëm të konsiderueshëm kanë shkaktuar edhe grabitjet e shpeshta të linjave përcjellëse të bakrit, si dhe dëmtimet e rrjetit nga operatorë privatë, që kryejnë punime të ndryshme ndërtimi. Një gjë e tillë ka sjellë probleme në furnizimin normal me energji elektrike të abonentëve , por edhe ka shkaktuar një faturë financiare për shoqërinë OSHEE.

Duke filluar që nga muaji janar i këtij viti numërohen 167 raste të denoncuara të vjedhjes dhe dëmtimit të linjave elektrike, baza materiale për zëvendësimin e të cilave kapërcen vlerën e 400 mije eurove.

energjia.al 18.08.2014