Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BE-ja dhe Rusia bisedojnë për gazin

Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, gjatë së cilës ranë dakord për nisjen e bisedimeve rreth situatës në Ukrainë dhe çështjen e gazit natyrore.

Sipas deklaratës së publikuar nga Komisioni Europian, Barroso dhe Putin biseduan për çtensionimin e situatës në Ukrainë.

Ndërkohë njoftohet se Rusia, Ukraina dhe BE-ja kanë gjetur gjuhën e përbashkët për konsultime mbi çështjen e zbatimit të marrëveshjes së gazit natyror.

Pritet që plani për konsultimet tripalëshe të diskutohet në rrugë diplomatike.

Revista Monitor, 15.08.2014