Fatura elektronike e energjisë
![](http://energjia.al/wp-content/uploads/2014/05/MPAY_pagesa-e-faturave-te-energjise-nga-celulari.jpg)
Ndryshimi i emrit të kompanisë së furnizimit me pakicë të energjisë elektrike ka sjellë edhe ndryshime të mënyrës së ofrimit të shërbimeve ndaj klientëve.
Fatura e energjisë elektrike dhe shërbimet e tjera elektronike që ishin të aplikueshme nga adresa e vjetër “cez shpërndarje.al”, tani do të mund të aksesohen duke përdorur adresën në rrjet “oshee.al”.
Tanimë kjo është faqja zyrtare në internet e Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë Elektrike dhe përveç ndryshimit të emrit, çdo aplikacion tjetër ka ngelur i njëjtë për të gjithë konsumatorët. Fatura e energjisë elektrike mund të kontrollohet dhe shkarkohet duke klikuar thjesht në adresë dhe ndjekur udhëzimet përkatëse.
Në faqen zyrtare të operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike gjenden edhe të dhenat e kompanisë, lajmet dhe njoftimet e ndryshme, si dhe informacioni i detajuar për qendrat e kujdesit të klientit.
Scan TV, 02.08.2014