Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sektori energjetik rriti borxhin me 200 mln euro

Problematika financiarë e sektorit energjetik vlerësohet si një faktor negativ që ka rënduar së tepërmi buxhetin e shtetit gjatë vitit 2013, duke ndikuar në ekonominë në terësi.

Referuar buxhetit faktik, problematikat e këtij sektori kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të nivelit të borxhit publik. Buxhetit të shtetit i është dashur të japë garanci për kreditë e Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit, ku borxhi vlerësohet të jetë për vitin 2013 rreth 200 milion euro.

Referuar draftit të depozituar në Kuvend, 131 milionë euro janë marrë borxh për për projektet e Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare ndërsa 69 milion euro për Operatorin e Sistemit të Transmetimit.

Në pjesën e draftit ku jepen të dhënat për borxhin publik, evidentohet gjithashtu fakti se një problematikë tjetër është se Koorporata Elektroenergjetike paraqitet mjaft problematike në shlyerjen e detyrimeve ndaj ministrisë së Financave Për shkak të situatës së rënduar financiare dhe mungesës së likujditeteve, kjo kompani nuk shlyen detyrimet ndaj Ministrisë së Financave duke filluar që nga 6 mujori i dytë i vitit 2011 e në vijim.

E përsa i përket borxhit në terësi, në draft shkruhet se në fund të dhjetorit të vitit 2013, borxhi publik i Qeverisë Qëndrore vlerësohet të jetë 65.15% i Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në këtë vlerësim nuk përfshihet stoku i detyrimeve të prapambetura ndaj kompanive të cilat çojnë stokun e borxhit publik në 70.49 për qind.

Scan TV, 30.07.2014