Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mafia e naftës zhduku miliona

Nga Janari 2006 deri në Maj 2013 nga shoqëria “Albpetrol” me VKM përkatëse e me marreveshje të tipit mafioz ka pushuar gjithsej 2834 punonjës ose 70% e gjithë punonjësve që ishin në vitin 2006 dhe 2007 dhe fondi kumulativ i pagave që shoqëria “Albpetrol” ka nxjerrë nga arkat e saj pas këtij operacioni gjigant përzeniesh nga puna është i njëjtë me fondin kumulativ të pagave, që do të ishte dashur të paguhej nga shoqeria “Albpetrol” sikur gjatë kësaj kohe të mos ishte pushuar asnjë punonjës i vetëm. Në se pushimet do të ishin ligjore atëhere në Maj 2013 shoqëria “Albpetrol” do të kishte 1211 punonjës nga 2905 dhe në llogaritë bankare të shoqërise “Albpetrol” do të ishin më shumë mbi 45 milion USD.

Në  një artikull të mëparshëm në “Telegraf” referuar Albpetrolit, është sjelle në vemendje, që qeveria ka marrë masa në kurriz të punonjesve duke u vjedhur dhe xhepat dhe përsëri prej saj nuk ka asnjë reagim. Duke filluar pas viteve 1990 të gjitha qeveritë pa përjashtim e kanë parë e përdorur naftën dhe Albpetrolin si nje lopë, që duhet mjelë pafundesisht e jashtë  çdo kriteri, duke bërë me të çfarë kanë dashur e si kanë mundur. Pas vitit 1998, Qeveria e atëhershme me VKM e famshme Nr. 756, date 26.11.1998, “Per ristrukturimin e Albpetrol sh.a.”, copëtoi gjigantin energjitik ne tre pjese më vete “Albpetrol” sh.a., “ARMO” sh.a. dhe “Servcom” sh.a. me synimin shëndoshjen e tyre ekonomikisht dhe bërjen atraktive për privatizim të suksesshëm. Më vonë “Servcom” sh.a. u copetua në pjesë më të vogla duke krijuar  tre shoqëri të tjera më vete  “Uzina Mekanike  e Naftës Kuçovë” shpk “Transnafta” shpk, dhe  “Uzina Mekanike Patos” shpk. Ecuria e mëtejshme për pjesët e copëtuara të ish-Bashkësise Ekonomike “Albpetrol” rezervoi realitete të ndryshme. Kështu Albpetrol hyri në rrugën e zhvillimit të tij nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjeve koncensionare më kompanitë e huaja, “ARMO” sh.a u privatizua 85%, që defakto i hoqi shtetit manaxhimin e këtij gjigandi duke heqjur dorë, totalisht nga roli i shtetit edhe në stabilitetin e çmimeve në treg, ndërsa “Servcom” sh.a., “Transnafta” shpk, “Uzina Mekanike e Naftes Kuçove” shpk dhe “Uzina Mekanike Patos” shpk  dështuan për tu privatizuar, dështuan për të vazhduar të vetme ekzistencën në kushtet e reja të krijuara. Ato i kërkuan pronarit shtet radën për tu ankoruar me synim shpëtimin e tyre edhe nga falimentimi “de jure”. Në këtë sfond vendimesh të padrejta qeveritare, të cilat kërkonin copëtimin e kafshatës “Pasuria kombëtare e naftës dhe gazit”, shfaqeshin shpesh vendime për transformime, ristrukturime dhe trajtimin e punonjësve të naftës. Fshesa godiste punonjësit, ndërkohë, që kriza e naftës dhe e çmimeve të saj ishte e pranishme në shtëpinë e çdo shqiptari, prodhuesi, biznesi dhe vetë shtetit.

Realitet i zymtë

Në këtë realitet të zymte të këtyre shoqerive, pronari shtet  përdori pa transparencë vendime për transformime, ristrukturime dhe trajtime të punonjësve të naftës, duke mos pasur gjithmone vije demarkacioni midis tyre e duke kryer veprime të kundraligjshme, që në zhargonin  ekonomik quhet vjedhje, abuzim me detyrat shtetërore dhe shkelje e kushtetutës, që nuk ishin pasojë juridike e secilit VKM.  VKM Nr. 784, date 15.09.2006, që  ristrukturoi “Albpetrol” sh.a. “Servcom” sh.a. dhe “Transnafta” shpk dhe nga ky vendim nuk pati shkurtim të fuqisë puntore me letër dhe por edhe këtu fuqia puntore shtesë e ardhur nga përthithja e Servom dhe transnafta SHPK nuk shoqërohej me shtesë fuqie puntore, duke i vënë këtë barrë pushimi Albetrol sha. VKM Nr. 275, datë 26.04.2010, që  ristrukturoi “Albpetrol” sh.a., “Uzina MEkanike e Naftes Kuçove” shpk dhe “Uzina Mekanike Patos” shpk,  edhe ky nuk paten detyrimin e shkurtimit të punonjesve nga të gjitha shoqeritë, Në këtë rast shoqeria “Albpetrol” pushoi nga puna nje numer punonjesish të barabarte me shtesat, që ishin bërë gjate viteve 2007 – Korrik 2010 mbi numrin e fuqisë punëtore të miratuar për vitet 2005 dhe 2006, nga të cilët trajtoi vetëm 1044 dhe këta në kundërshtim me ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” duke mos u akorduar shpërblimin e vjetërsisë në punë, ndërsa pjesën tjeter e pushoi pa asnjë trajtim fare. Në këtë rast naftëtarët u trajtuan si turmë prej të cilës pushteti gjeneroi vende të shumta pune për militantët duke flakur tej mbi 1700 punonjës.  Shteti kërkonte të drejtonte situatën , por  zgjidhjen e kërkonte se çmund të përfitonte nga shitja e asaj që quhej shtetërore, sepse bataku i korupsionit dhe militantizmit, nuk mund të drejtohej më. Në situatat e paqarta, ku edhe përfitimet qenë maksimale, ai që përfiton është pushteti. Nga viti 2004 deri në vitin 2013 vendimet ishin sensitive jo vetëm për punonjësit por për tërë popullin. Spiralja e çmimeve të produkteve me bazë nafte po rritej me shpejtësi dhe barra fiskale po ashtu. Pra populli paguante haraçin e keq-qeverisjes.

Gazeta Telegraf,  24.07.2014