Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Për Albpetrol, Privatizim ose Joint Venture

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Hungari, ku ka pasur takime të rëndësishme me investitorë potencialë.

Gjatë takimit në Agjensinë Hungareze të Investimeve, Ahmetaj u takua me përfaqësues të bizneseve të rëndësishme hungareze si, Grupi Energjetik MVM Ovit National Power Line Company Ltd, me të cilët u diskutua për sektorin hidrokarbur dhe mundësitë e investimit që ofron Shqipëria në këtë sektor.

“Kompania Albpetrol është një nga asetet më të rëndësishme shtetërore, – tha ministri , të cilën po mendojmë ta japim me joint venture ose privatizim. Është nje sektor i rëndësishëm dhe me hapësira të medha sidomos me ardhjen e TAP në Shqipëri, në kuadër të të cilit ka filluar edhe procesi i shpronësimeve”.

Ministri theksoi se Shqipëria është një vend tërheqes dhe me klimë biznesi shumë favorizuese për investitorët e huaj, duke bërë të mundur edhe interesin për investim dhe zhvillimin e industrisë në Shqipëri.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e MOL, theksuan se e shohin me interes bashkëpunimin me Shqipërinë dhe fakti qe janë prezent në vende të tjera të rajonit si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, do ishte shume favorizuese që investimi i tyre të shtrihej edhe në Shqipëri.

Ministri zhvilloi një takim edhe me përfaqësuesit e kompanisë farmaceutike Gedon Richterz, Sandot Kovats, të cilëve Ministri Ahmetaj u tha se, “Shqipëria ofron shumë oportunitete duke qenë një treg në rritje, vetëm vitin e fundit ky treg ka shënuar një rritje prej 10%. Dhe kjo sepse shqiptarët kanë filluar të përdorin kualitetin edhe tek medikamentet dhe nënproduktet e tjera farmaceutike”.

Nga ana e saj kompania u tregua e gatshme të rrisë bashkëpunimin me Shqipërinë duke futur produkte të reja në treg, cilësore me standarde europiane dhe çmime favorizuese.

Me tej Ahmetaj u prit nga Zv. Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë, z. Peter Szijjarto.

Ministri e falenderoi në emër të qeverisë për ndihmën që Hungaria dha në marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

Biseda u fokusua në disa çështje të rëndësishme si infrastruktura dhe energia, për te cilat Ministri u shpreh se kompanitë hungareze duhet të vijnë të investojnë, jo thjesht të interesohen për rastet e tenderave. “Është e nevojshme që investitorët e huaj të fillojnë të propozojnë projekte investimesh serioze dhe konkrete”- tha Ministri.

Rasti i ndërtimit të linjës elektrike Ohër – Elbasan; hidrokarburet; mundësitë që ofrohen në vendin tonë lidhur me zonat ekonomike etj, ishin disa nga fushat me interes dypalësh për investime.

Gjatë pasdites, Ministri Ahmetaj zhvilloi takime edhe me përfaqësuesit e OTP Bank, një bankë serioze dhe e mirënjohur, e cila gjithashtu ka shprehur interes për tregun shqiptar.

energjia.al 17.07.2014