Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

FT: Blair, këshilltar i TAP

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair do të jetë këshilltar në projektin e gazsjellësit TAP. Lajmi bëhet i ditur nga “Financial Times” sipas së cilës, Blair është punësuar nga për të këshilluar konsorciumin e udhëhequr nga gjigandi BP për ndërtimin e TAP-it.

Sipas FT gjiganti britanik i energjisë BP, së bashku me partnerët e saj, ka ngritur Panelin Këshillues për TAP, pjesë e të cilit krahas ish-kryeministrit britanik është edhe ish-ministri i jashtëm gjerman Hans-Dietrich Genscher dhe Peter Sutherland, presidenti i bankës “Goldman Sachs International”

Siç mësohet nga një zëdhënës i BP për Financial Times paneli këshillues i projektit të korridorit jugor të gazsjellësit ngrihet për të përballuar sfidat politike, mjedisore, reputacionit dhe shoqërore që mund të ndeshen nga projekti TAP.

Mediat raportojnë se Blair është punësuar për shkak të eksperiencës së tij politike dhe në fushën e biznesit, veçanërisht për marrëdhëniet me institucionet e BE-së.

Projekti i gazsjellësit TAP është një nga projekett më të rëndësishme, i cili do të kalojë edhe në Shqipëri, dhe do të shërbejë për të sjellë gazin e Azisë qendrore në Evropë. Ish-kryeministri britanik është njëkohësisht edhe këshilltar personal i qeverisë Rama.

Shqiptarja.com 18.07.2014