Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministri Gjiknuri pret ambasadorin Arvizu

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri priti sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Z.Aleksander Arvizu.

Z.Arvizu dhe z.Gjiknuri diskutuan për gjetjen e formave të duhura për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në sektorin e energjisë.

Ambasadori dhe Ministri ndanë bashkë qëndrimin, se Shqipëria ofron potenciale të mëdha për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe ka projekte ku mund të punohet sëbashku në të ardhmen.

Në takim u fol për investimet në sektorin e naftës dhe gazit, projekti i gazsjellësit Transadriatik (TAP) dhe sektori i hidrokarbureve në tërësi. Ambasadori Arvizu konfirmoi interesimin e kompanive amerikane për garat që pritet të zhvillohen në fushën e hidrokarbureve.

Ministri Gjiknuri gjeti rastin të inkurajojë investitorët amerikanë, që të mund të shfrytëzojnë potencialet e Shqipërisë për të kryer investime të cilat mund të çojnë përpara edhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Në takim u fol edhe për ndihmën e USAID-it në reformimin e sektorit të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe rritjen e performancës së kompanisë pas shtetëzimit të plotë të saj.

energjia.al 15.07.2014