Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vjedhje me armë në sportelin e KEDS

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së martë, më 15 korrik 2014, persona të panjohur kanë bërë vjedhje me armë të rënda zjarri në sportelin e KEDS në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Personat kanë shkaktuar dëme financiare dhe shëndetësore për personelin e KEDS që ishin prezentë në pikën e shitjes. KEDS ka njoftuar Policinë e Kosovës për vjedhjen dhe është duke bashkëpunuar për zgjidhjen e rastit.

KEDS vlerëson që akte të tilla dëmtojnë shoqërinë dhe beson në zgjidhjen e tyre në afatin më të shpejtë të mundshëm kohor nga organet e rendit.

energjia.al 15.07.2014