Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK dorëzon planin anti-krizë

Kosova mund të futet në krizë energjetike nëse nuk merr ndihmë nga qeveria. Ka shumë punë që e presin Korporatën Energjetike deri në dimër, kur rriten kërkesat për rrymë. Megjithatë, zyrtarët e KEK-ut thonë se po bëjnë gjithçka që është e mundur për të normalizuar gjendjen energjetike në vend.

Kryefshefi Arben Gjuka, tha se i ka dorëzuar një plan Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që përfshin disa faza të realizimit.

“Faza tretë dhe përfundimtare para sezonit së dimrit është t’i kthejmë edhe disa njësi në punë, deri në tetor e nëntor. Kemi të bëjmë ne remonte të planifikuara”, tha Gjuka.

Ai thotë se të gjithë këta hapa që po ndërmerr KEK-u nuk parashohin një krizë, por mund të ketë mungesë të energjisë. Megjithatë, sipas tij, janë disa skenarë që mund ta shpëtojnë vendin nga kriza energjetike.

“Në këto momente na duhet ndihma e të gjithëve dhe e qeverisë dhe besoj që kjo do të vjen. Plani është që shumë shpejt të kemi një kontratë të shkruar dhe menjëherë të fillojnë punës”.

Tani në punë janë vetëm një njësi e TC Kosova A dhe njëra e Kosovës B. E gjithë energjia tjetër është duke u importuar.

Revista Monitor, 15.07.2014