Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Përfitimet e Shqipërisë nga TAP

Greqia, Shqipëria dhe Italia do të përfitojnë ndjeshëm në një nivel strategjik nga prania e TAP-it në vendet e tyre, duke gëzuar një status të përforcuar në hartën energjetike evropiane si rrugë kalimi rajonale dhe nyje energjetike.

Përfitimet që do të sjellë TAP-i përfshijnë:

-Kontribut të drejtpërdrejtë në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) përmes tatimeve. (NB: në përputhje me rregulloret evropiane për energjinë, TAP-i nuk do të paguajë tarifa tranziti në vendet e tij pritëse).

-Punësim të drejtpërdrejtë edhe jo gjatë ndërtimit dhe veprimit.

-Prokurim të mirash dhe shërbimesh përmes furnitorëve të pranueshëm.

-Programe të përmirësimit të aftësive: aftësi të reja dhe ekspertizë për kompanitë dhe punonjësit.

-Investime sociale dhe mjedisore: programet e investimeve në komunitet.

-Infrastrukturë e përmirësuar vendore: për shembull, rrugë dhe ura në Shqipëri.

-Fuqizimi i rolit të vendeve pritëse si nyje energjetike në rajon.

-Studimet e pavarura të kryera në Greqi, Shqipëri dhe Itali sugjerojnë se TAP-i do të ketë një ndikim të rëndësishëm dhe pozitiv në zhvillimin ekonomik të secilit vend, veçanërisht gjatë fazës së ndërtimit.

Shqipëria

TAP-i do të zhvillojë infrastrukturën energjetike shqiptare dhe do të afrojë investime të huaja madhore në vend. Me një shumë të përllogaritur që i kalon një miliard Eurot, TAP-i pritet të jetë investimi i huaj direkt më i madh në Shqipëri deri tani. Si i tillë, ai do të ndihmojë të gjenerojë aktivitet ekonomik duke hapur vende pune dhe duke zhvilluar aftësitë dhe mundësitë vendore.

TAP-i ka marrë mbështetje të fuqishme nga Qeveria e Shqipërisë dhe është përcaktuar si ‘Projekt i Rëndësisë Kombëtare’.

Gazsjellësi do të ndihmojë Shqipërinë të vazhdojë integrimin e saj tregtar dhe fizik me Evropën, duke rritur rëndësinë rajonale dhe gjeo-strategjike të vendit ndërsa promovon stabilitet të vazhdueshëm dhe përgatit vendin për anëtarësinë e mundshme në BE.

Përveç shtytjes për të ardhura vjetore të qëndrueshme dhe të parashikueshme pasi të bëhet operativ, TAP-i mund të mbështesë gjithashtu Shqipërinë në përmbushjen e nevojave të veta energjetike në të ardhmen duke zhvilluar një treg të brendshëm energjetik.

TAP-i po mbështet zhvillimin e tregut të gazit natyror në Shqipëri dhe tashmë po ndihmon me hartimin e Master Planit Kombëtar për Gazin.

energjia.al 14.07.2014