Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Naftë kontrabandë me 18 USD/fuçi

Xhihadistët e shtetit islamik, të cilët kontrollojnë pjesën e zonave naftëmbajtëse të Sirisë dhe Irakut kanë shitur naftën e papërpunuar kontrabandë me një çmim prej 10-18 dollarësh për fuçi, në përpjekje për t’u vetëfinancuar.

Burime të ndryshme nga Iraku, Siria dhe Turqia kanë bërë të ditur se xhihadistët, në këtë mënyrë, mund të arrijnë të depërtojnë në tregun vendas, kryesisht duke eksportuar naftë drejt Turqisë, duke parë se çmimi zyrtar i naftës së papërpunuar tejkalon 100 dollarët për fuçi.

Për momentin, njerëzit e Abu Bakr Al Baghdadit kontrollojnë zona të tëra vetëm në Siri, ndërkohë, në Irak kufizohen duke vjedhur naftë të papërpunuar nga tubacionet.

Në Siri, ata kontrollojnë impiantin e naftës së Al Raqqa-s dhe atë të Deir Ez Zour, ndërkohë kanë marrë nën kontroll edhe impiantet e përpunimit të naftës të Homs dhe Buniyas.

Scan TV, 13.07.2014