Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers, përsëri rekord prodhimi

Bankers Petroleum Ltd. ka publikuar të dhënat operacionale të tremujorit të dytë.

Prodhimi mesatar ditor nga fusha naftë-mbajtëse e Patos-Marinza gjatë tremujorit të dytë të 2014 shënoi 20,630 fuçi në ditë (bopd), 3.6% më shumë se 19,911 fuçi në ditë (bopd) në tremujorin e parë 2014.

Ky është niveli më i lartë i arritur në Patos-Marinzë që prej zbulimit të këtij vendburimi.

Shitjet e naftës gjatë tremujorit të dytë ishin mesatarisht 21,627 fuçi në ditë (bopd), 17.3% më të mëdha se tremujori i mëparshëm me 18,435 bopd, duke përfshirë edhe ngarkesën e eksportit të planifikuar në tremujorin e parë por realizuar në ditët e parë të muajit prill.

Çmimi mesatar i naftës së Patos-Marinzës gjatë tremujorit të dytë të vitit ishin $86.68 për fuçi kundrejt $87.39 për fuci në tremujorin e parë.

Përgjatë gjashtë muajve të parë, deri në 30 qershor 2014, shitjet mesatare të naftës ishin 20,040 bopd ($87.00 për fuçi) me një rritje prej 16% nga 17,310 bopd ($84.39 për fuçi) gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2013.

Bankers njofton se 42 puse të reja u shpuan gjatë tremujorit të dytë të vitit në zonën kryesore të fushës së Patos-Marinzës:

39 ishin puse horizontalë dhe 3 horizontalë të ri-shpuar në shtresë të tjetër. 34 e këtyre puseve janë vendosur në prodhim ndërkohë që 8 të tjerë do të vendosen në prodhim gjatë muajit korrik, në varësi të lëvizjeve të sondës, kompletimit të pusit me pajisjet sipërfaqësore dhe ndërtimit të infrastrukturës përkatëse.

Kompania ndërkohë vijon të fokusohet në zhvillimin e zonave kryesore të fushës naftë-mbajtëse të Patos-Marinzës përmes shpimeve të reja me multi-shtresa me gjashtë sonda tashmë në operim.

Revista Monitor, 08.07.2014