Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

SHBA, në krye për prodhimin e naftës

Nafta dhe gazi kanë tërhequr 200 miliardë dollarë investime në një vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky është një rekord historik, i barabartë me një të pestën e të gjithë investimeve private në infrastrukturë.

Që prej vitit 2010, Amerika ka pushtuar vendin e parë për nxjerrjen e gazit, ndërkohë që këtë vit ka tejkaluar Rusinë dhe Arabinë Saudite, si prodhuesi më i madh i naftës.

Lajmi është bërë publik nga një raport i Bank of America dhe Merril Lynch, sipas të cilëve, në gjashtë muajt e fundit kanë dalë mbi 11 mijë fuçi në ditë nga puset përtej oqeanit.

Nëse këtu shtohet edhe prodhimi i bio-karburanteve tejkalohen 12 mijë fuçi në ditë. Ky bollëk ka mbajtur edhe të frenuara kuotimet e naftës gjatë muajve të fundit.

Situata në Amerikën e Veriut, edhe njëherë, ka bërë që të shpërqendrohet vëmendja nga tensionet në Irak. Në rënien e çmimeve të naftës në tregje ka ndikuar edhe lajmi për rihapjen e porteve të Libisë, të cilët janë të aftë të eksportojnë 560 milionë fuçi në ditë.

Scan TV, 05.07.2014