Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rreziku i “black-out” në Greqi

Qeveria greke ka marrë masa për mobilizimin e punonjësve të koroporatës elektrike (DEI), pas vendimit të këtyre të fundit për mos të zbatuar vendimin gjyqësor që e shpalli grevën të paligjshme.

“Në demokraci, ligjet dhe vendimet gjyqësore duhet të respektohen nga të gjithë”, deklaroi zëdhënësja e qeverisë, Sofia Vultepsi. Nga ana e vet, punonjësit kanë reaguar, duke theksuar se “po vazhdojnë betejën tonë dhe dënojmë çdo taktikë antidemokratike”.

Ata kanë ndërprerë punën në 13 impiante të prodhimit të energjisë, me kapacitet 3400 megavat,ndërkohë që mbeten në funksionim 7 termocentrale, me kapacitet 2200 megavat, si dhe hidrocentralet e vendit, dhe në çdo moment ekziston rreziku i një “black-out”-i në të gjithë vendin.

Qeveria e koalicionit të kryeministrit Samaras ka deklaruar se vendi nuk do të jetë prè e sindikalistëve që pengojnë reformat e kërkuara nga kreditorët për privatizime të shumë kompanive shtetërore dhe i ka paralajmëruar të gjithë grevistët se do të shpallë mobilizim ushtarak të tyre, pasi nuk do të lejojë ndërprerjen e energjisë, sidomos në një periudhe kohore, kur vendi pret miliona turistë.

Shqiptarja.com 07.07.2014