Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Frakturimi hidraulik shkak për shtimin e tërmeteve

Rritja e ndjeshme e tërmeteve në Okllahoma, SHBA, është pasojë e injektimit të mbetjeve të ujit nëntokë nga firmat e naftës dhe gazit, zbuloi një studim i ri të enjten. Studimi drejtohej nga Katie Keranen, profesore e gjeofizikës në Univesitetin Cornell.

“Gjatë viteve 2008-2013 në Okllahoma ka pasur një rritje 40-fish të tërmeteve në krahasim me vitet 1976-2007,” deklaroi raporti në revistën “Shkenca”.

Faji është i disa puseve të injektimit të ujit që përdoren për depozitimin e mbetjeve ujore të proçesit të ndarjes së naftës nga gazi si dhe të frakturimit hidraulik.

Në Okllahoma ka 9,000 puse injektimi uji, por vetëm 4 prej tyre, në të cilat injektohen sasi shumë të mëdha uji prej 477 mijë m3/muaj po krijojnë probleme.

Lëkundjet sizmike të shkaktuara prej tyre mund të ndjehen dhe 22 km larg vendit të injektimit. Vëllimi i mbetjeve ujore të injektuara është dyfishuar në periudhën 2004-2008.

Sipas udhëheqësit të studimit, Keranen, tërmetet janë ndër problemet kryesore të zgjerimit të aktiviteteve të frakturimit hidraulik. Ajo u sugjeroi kompanive që të shmangin injektimin e mbetjeve ujore pranë thyerjeve të forta tektonike dhe të ndjekin parimet më të mira për pakësimin e rrezikut të tërmeteve.

Ekolëvizja, 04.07.2014