Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, e qendrueshme pranë $111

Nafta Brent e Londrës vazhdon të tregtohet pranë 111 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, e mbështetur nga pritshmëritë se kërkesa për naftë nga SHBA do të jetë e qendrueshme.

Në mbyllje të sesionin të sotëm, pritet që nafta Brent të publikojë humbjet më të mëdha javore që nga Janari i këtij viti. Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e Londrës për Gushtin, u rrit me 12 cent në 111.12 dollarë për fuçi, ndërsa gjatë kësaj jave ka rënë me rreth 2%.

Nafta Bruto amerikane u ra me 15 cent në 103.9 dollarë për fuçi dhe gjatë kësaj jave ka rënë me 1.7%. Edhe nafta pritet të luhatet pak në sesionin e sotëm për shkak se Wall Street, tregu më i madh në botë, do të qendrojë pushim.

Scan TV, 04.07.2014