Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri: Berisha favorizonte CEZ-in

Berisha favorizoi CEZ-in. Këtë e deklaroi dje ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, në emisionin “Top Story” me gazetarin Sokol Balla. “Unë jam në dijeni të shumë gjërave, që p.sh Enti Rregullator i Energjisë ka funksionuar me urdhrat e Kryeministrit. Mjafton t’ju marr vetëm një fakt e t’u them se kjo maskarada CEZ, erdhi si shkak i marrëdhënieve interesante që vetë shteti krijoi me shoqërinë, ku herë toleronte njëra e herë tjetra për interesa politike dhe financiare të caktuara. Vetëm një fakt po ju jap, që ulja e çmimit të prodhimit në mënyrë arbitrare, vetëm për të favorizuar çekët, e bërë me urdhër nga Kryeministri, ka qenë një nga kontribuuesit e problemeve në sektor”, tha Gjiknuri. “Ne vazhdoi ministri, u ulëm në negociata për të gjetur një zgjidhje. Të them të drejtën, vendimi ka qenë i vështirë, por në kushtet e një përballjeje financiare që mund të kishim në një arbitrazh, për kohën që do të humbte, kostot oportune që do t’i shtoheshin këtij procesi që do të shkonte deri në 6 vjet dhe rrezikun potencial që do të mund të përballeshim me shifra shumë më tepër sesa dyfishi i kësaj vlere, mendoj që është një zgjidhje shumë e mirë në kushtet e Shqipërisë. Kemi pranuar të negociojmë vetëm për pjesën e faturave që të përbënin kredi dhe një pjesë të furnizimeve të palës çeke. Pra, te kjo vlerë që është rënë edhe dakord”.

Gazeta Shqip, 04.07.2014