Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta Brent poshtë 111 USD

Nafta Brent e Londrës ra poshtë 111 dollarë për fuçi në sesionin e sotëm, pasi janë larguar plotësisht shqetësimet për çrregullimin e tregut.

Libia deklaroi se do ti japë fund krizës së naftës, që ka ulur ndjeshëm eksportin nga vendi anëtar i OPEC. Por megjithatë humbjet po kufizohen nga luftimet në Irak. Kryeministri i përkohshëm i Libisë, Abdullah al-Thinni deklaroi se qeveria ka arritur një marrëveshje me rebelët, të cilët kontrollojnë portet e naftës.

Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e Londrës për Gushtin ra me 25 cent, në 110.9 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane ra me 33 cent në 104.15 dollarë për fuçi.

Scan TV, 03.07.2014