Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta Brent, pranë 112 USD

Nafta Brent e Londrës po qendron mbi 112 dollarë për fuçi edhe në sesionin e sotëm, për shkak të largimit të një pjesë të shqetësimeve, se tregu mund të përballet me një çrregullim, si pasojë e luftimeve në Irak.

Benchmark-u europian publikoi humbje për të tretin sesion me radhë, por humbjet janë kufizuar nga të dhënat pozitive mbi manifakturën në SHBA dhe Kinë, që janë dy konsumatorët më të mëdhenj të naftës.

Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e Londrës ka ndryshuar shumë pak dhe tregtohet pranë 112.3 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane u rrit me 11 cent në 105.4 dollarë për fuçi.

Scan TV, 02.07.2014