Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS, vazhdon importi i paplanifikuar

Për shkak të problemeve të fundit në prodhim të energjisë elektrike, vazhdon importimi i paplanifikuar i energjisë elektrike. Sipas burimeve të gazetës Koha Ditore, “Kostot ditore të importimit shtesë të paplanifikuar mund të varijojnë ndërmjet 100 – 200 mijë euro varësisht nga çmimi dhe konsumi. Prodhimi është zvogëluar, importimi është rritur në shkallë të madhe, eksporti është shuar fare dhe nuk aplikohen reduktime për qytetarë.”

Përkundër importimit paraprak të planifikuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, KEDS është duke bërë dhe duke mbuluar kostot e importimit shtesë, përkundër faktit që sasia e planifikuar për importim gjatë këtyre muajve ishte dukshëm më e ulët.

Shuma më e madhe për shkak të sasisë më të madhe të importimit të energjisë mund të ketë ndikim në funksionimin e mirëfilltë të kësaj kompanie. Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka pëcaktuar qartë të hyrat e lejuara për secilin operatorë në sektorin e energjisë sipas bilancit të energjisë përmes tarifave, dhe devijimi i lartë nga ky bilanc mund të shkaktojë probleme në funksionim të këtyre operatorëve.

KEK është duke bërë përpjekje maksimale për të kthyer njësinë A3 në operim sidoqoftë, pas kthimit të njësisë A3, kapaciteti vendor i energjisë elektrike do të varet nga dy njësi jo-stabile gjeneruese në KEK deri sa tjerat do të jenë në riparim. Shitja më e vogël e sasisë së energjisë elektrike do të ndikojë në gjenerimin më të ulët të të hyrave në KEK dhe mund të pamundësojë riparimin e prishjeve të fundit si dhe realizimin e riparimeve të rregullta në KEK. Marrë parasysh gjendjen aktuale të termocentraleve, dy njësitë e vetme prodhuese mund të përballen me prishje, sanimi i të cilave mund të kërkojë kohë.

Mësohet që KEK do të kërkojë rishqyrtim të tarifave të energjisë elektrike. “KEK-u ka kërkuar që të ndryshojë bilancin energjetik, pasi prodhimi vendor pritet të jetë më i vogël sesa ishte planifikuar më parë”.

Revista Monitor, 02.07.2014