Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AKP: Të shtyhet riorganizimi i Trepçës

Bordi i Drejtorëve të AKP-së autorizoi Menaxhmentin e AKP-sё që të parashtroj kërkesën nё Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për shtyrjen e afatit për dorëzimin e Planit të Riorganizimit tё kësaj ndërmarrje.

Gjithashtu, Bordi shqyrtoi dhe e miratoi në parim kërkesën e Menaxhmentit të “Trepça – Ndërmarrje nën Administrim të AKP-së” për riaktivizim të prodhimit nё Fabrikën e Oksidit të Zinkut. Me riaktivizimin e kësaj Fabrike pritet të aktivizohen në procesin e prodhimit mbi 60 punëtorët të kësaj fabrike, ndërsa prodhimet e saj janë të dedikuara për eksport në tregun ndërkombëtar.

Bordi i Drejtorëve gjatë këtij takimi shprehu shqetësim lidhur me zhvillimet e fundit në ndërmarrjen e privatizuar përmes likuidimit “Llamkos”, për të cilën ndërmarrje AKP do të imponoj ndëshkime financiare. Agjencia po ndërmerr të gjitha veprimet ligjore me qëllim të respektimit të kontratës së shit-blerjes në këtë ndërmarrje.

Progres i theksuar u shënua me shqyrtimin dhe aprovimin e raportit të radhës të Komisionit për shitjen e banesave në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore me gjithsej 50 kërkesa të shqyrtuara dhe të aprovuara për shitje tek personat me të drejt banimi, ndërkaq po në këtë mbledhje Bordi aprovoi edhe Rregulloren e Pagave për nëpunësit e Agjencisë, Rregulloren e Personelit për nëpunësit e Agjencisë si dhe Rregulloren e Përdorimit të Veturave Zyrtare të Agjencisë. Bordi diskutoi dhe aprovoji një listë prej gjithsej 15 Ndërmarrje për futje në procesin e likuidimit, duke shprehur përkushtimin për përmbyllje sa më të shpejtë të likuidimeve të ndërmarrjeve shoqërore që janë në proces e sipër.

Krejt thuhet se u bë në takimin e Bordit të Drejtorëve të AKP-së.

Portali Telegrafi, 02.07.2014