Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosova rrezikon të futet në krizë energjetike

Kosova po rrezikon të futet në një krizë energjetike, për shkak të mungesës së prodhimit të energjisë pas shpërthimit që kishte ndodhur në termocentralin “Kosova A”.

Aktualisht ka prodhim të energjisë elektrike më pak sesa ishte planifikuar në bilancin e energjisë dhe kështu do të jetë deri në fund të vitit, kur pritet të kthehet në funksion njësia A5, që është paaftësuar pas shpërthimit, shkruan Koha Ditore.

Vetëm mbështetja financiare për KEK-un nga ana e Qeverisë apo ndonjë donator tjetër për të siguruar import shtesë të energjisë elektrike do të mund të eliminojë rrezikun prej reduktimeve të ashpra të energjisë në sezonin e verës.

Telegrafi, 01.07.2014