Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazprom me sytë nga Kina

Gazprom, konsorciumi gjigant i kontrolluar nga shteti që ka monopolizuar eksportin e gazit nga Rusia po përgatitet për një periudhë turbulencash me Bashkimin Evropian, konsumatori i saj kryesor ndërkombëtar. Situata në Ukrainë dhe efektet e mundshme të sanksioneve për aneksimin e Krimesë ka tensionuar marrëdhëniet mes Moskës dhe Brukselit dhe kanë përshpejtuar zhvillimin e alternativave për “ndërvarësi”, e cila dikur konsiderohej një faktor kyç për stabilitetin energjisë në Evropë. Rusia ka kontratën e madhe të eksportit të gazit në Kinë, të nënshkruar në maj nga Gazprom, si një ndryshim simbolik i kalimit nga Evropa në Azi dhe Paqësor. Por projekti i 400 miliard dollarësh (290,000 milionë euro) për furnizimin e 38 miliard metër kub gaz në vit për 30 vjet, parashikon më shumë një diversifikimin të politikës energjetike në Moskë se sa një alternativë për tregjet evropiane, ku Gazprom dëshiron të ruajë udhëheqjen edhe në të ardhmen. Ndër çështjet evropiane që janë shqetësuese për Gazprom janë transiti i gazit përmes Ukrainës në dimrin që vjen dhe e ardhmja e Rrjedhës së Jugut (South Stream), projektit të tubacionit në thellësinë e Detit të Zi për të furnizuar Evropën jugore dhe atë Qendrore, duke përfshirë edhe Italinë. Konsorciumi është i gatshëm të sigurojë furnizimin e gazit në Evropë pavarësisht nga rreziqet e tranzitit përmes Ukrainës dhe të përurojë Rrjedhën e Jugut në kohën e paracaktuar, në dhjetor 2015-të, tha Alexei Miller, drejtoi ekzekutiv i Gazprom të premten pas takimin vjetor të aksionarëve. Në të dy përpjekjet mund të ketë probleme. “Rreziqet e transitit” nga Ukraina mund të ndikojnë në furnizimin e Evropës, siç ndodhi në vitin 2009 dhe 2006. Më 16 qershor Gazprom preu furnizimet e gazit për Ukrainën deri sa kjo të paguante 4.500 milion dollarë që, sipas konsorciumit i ka borxh 11.500 milionë metra kub gaz. Ndërkohë, Gazprom nuk ka “asgjë për të folur” me Kievin, tha Miller. Nga tani e tutje, Ukraina do të marrë gaz rus nëse paguan paradhënie faturat e tyre. Pra, ukrainasit mund të joshen për të marrë karburant për konsumin e tyre nga gazi që rrjedh nëpër territorin e tij gjatë rrugës për në Evropë. “Aktualisht, nuk ka dëshmi që kjo të ndodh”, tha Miller, por devijimi i paautorizuar ka shumë të ngjarë të ndodh në vjeshtë, kur të rritet konsumi i gazit dhe Kievi duhet të akumulojnë rezerva”. “Ukraina nuk po pompon gaz mjaftueshëm në magazinat e saj nëntokësore dhe problemi mund të përkeqësohet në muajt e ardhshëm”, tha ekzekutivi. “Ne duhet të përgatitemi për ngjarjen më të rëndë dhe nuk mund të lejojmë që të ndalojmë transitin”, shtoi ai. “Vënia në pikëpyetje e kontratave për transitin nga Ukraina do të ishte një lajm shumë i keq dhe një sfidë e drejtpërdrejtë për besueshmërinë e transitit të gazit nga Rusia për Evropë”, tha ai. Gazprom, i cili në të kaluarën donte të ngrinte një konsorcium me Gjermaninë dhe Ukrainën për të modernizuar sistemin e tubacionit të gazit në këtë vend nuk është më i interesuar më në këtë projekt. “Treni ka ikur dhe kjo nuk ka ndodhur dje”, tha Miller. Tashmë kompania është një lider në prodhimin e hidrokarbureve në Arktik dhe një pionier në prodhimin e gazit në thellësi të detit, dhe për shkak të rezervave të tij është një lider në botë me 17% të rezervave botërore. “Nuk ka asnjë alternativë pëvecc gazit rus”, tha ai. Kontrata me Kinën “transformon strukturën e tregut botëror dhe jep sinjalin për fillimin e zbatimit të përshpejtuar të programit të shfrytëzimit të burimeve të Siberisë Lindore dhe Lindjes së Largët”, tha ai. Ndërtimi i tubacionit në Kinë do të nxisë zhvillimin e rajoneve të Siberisë Lindore, disa prej të cilave, të tilla si Yakutia, as nuk e kanë rrjetin e gazit. Miller tha se Gazprom ka filluar tashmë të negociojë një kontratë të re me Kinën për furnizimin me gaz nga “rruga perëndimore”, një projekt që kërkon shtrimin e tubacionit në rajonin e Altai, për eksportimin e 30 miliardë metra kub ekstra. “Nëse konfirmohet interesi i Indisë për të për të sjellë tubacionet ruse në kufirin e saj, shumë shpejtë në Azi do të eksportohet një vëllimin gazi ekuivalent me furnizimet tona në tregjet aziatike të Evropës”, tha ekzekutivi i Gazprom.

Gazeta Dita, 30.06.2014