Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Akademia e KEDS, ul papunësisë

Mesut Serhat Dinic, anëtar i bordit të KEDS-it, si dhe themelues dhe ideator i projektit Akademia e KEDS-it, me rastin e diplomimit të gjeneratës së parë të kësaj Akademie, ka thënë se ky është një projekt i veçantë, me të cilin synojnë të zvogëlojnë shkallën e papunësisë në Kosovës duke u dhënë mundësinë studentëve nga universitetet dhe nxënësve nga shkollat e mesme, të fitojnë njohuri teorike dhe praktike.

Dinic ka thënë se në këtë vit kanë përzgjedhur 50 student të cilët i kanë intervistuar dhe ua kanë shikuar suksesin e tyre nëpër shkolla.

“Akademia e KEDS është një projekt i veçantë. Ne jemi në dijeni të shkallës së lartë të papunësisë në Kosovë, për këtë ne vendosëm të marrim, nga 15 studentë nga universitetet dhe shkollat e mesme. Programi akademik ishte një pjesë në teori e një në praktikë dhe besoj që do të ndihmojë në zvogëlimin e shkallës së papunësisë në Kosovë. Natyrisht qe ka pasur disa kushte për t’i zgjedhur studentet, i kemi intervistuar ata, por para se t’i intervistonim, së pari kemi shikuar suksesin e tyre në shkollë, e teste dhe gjera tjera, dhe natyrisht pas intervistës kemi zgjedhur ata 50 student”, ka theksuar Dinic për Kosovapress.

Ai ka shtuar se gjatë ligjëratave të cilat janë mbajtur studentët kanë mësuar për furnizimin dhe shpërndarjen me energji, për menaxhim të përgjithshëm në biznes, çfarë ndodh në jetën reale sa i përket furnizimit me energji, etj.

“Akademia i ka dy pjesë, praktike dhe lidership dhe një pjesë teori. Ne po ashtu i kemi mësuar ata për furnizimin dhe shpërndarjen me energji, rrjetin etj. Por, edhe për menaxhim të përgjithshëm në biznes, i kemi mësuar për atë se çfarë ndodh në jetën reale sa i përket furnizimit me energji, dhe për menaxhimin e përgjithshëm, pra ata kanë bërë praktikë, po ashtu edhe prej asaj çka kanë mësuar në teori, kjo ishte ideja”, ka pohuar Dinic.

Dinic ka shtuar se kjo akademi nuk do të përfundoj, pasi që vitin tjetër do të fillojnë me program të ri dhe studentë të rinj.

Ndryshe, sot ka diplomuar gjenerata e parë ë Akademisë së KEDS-it, ku bashkëpunëtorë në reali zimin e projektit janë edhe Universiteti Bogazici në Turqi, Universiteti i Prishtinës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Portali Telegrafi, 30.06.2014