Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ i “kthen kurrizin” Ballkanit

Radio Prague: Kompania çeke e energjisë CEZ ka paguar çmimin për ti dhënë fund episodit të saj shqiptare dhe tani ka objektiva përtej Ballkanit dhe drejt vendeve më të afërta për synimet investimeve të ardhshme të saj.

Sikundër thotë edhe një fjalë e urtë ‘më mirë një vezë sot se një pulë nesër.’ Kjo është logjika themelore me të cilën kompania energjetike, me një kontroll shtetëror prej pothuajse 70 për qind, CEZ ka mbyllur kapitullin e saj të pakënaqur të investimeve në Shqipëri.

Aty ku shumë ngurronin të ‘shkelnin’, CEZ bleu 76 për qind aksione në distributorin e vetëm të energjisë elektrike të Shqipërisë në vitin 2009, megjithëse me një lloj garancie nga Banka.

Dhe faktikisht në vitin 2012 pati probleme teksa shpërndarësi i energjisë elektrike CEZ Shperndarje u ‘përplas’ me prodhuesin shtetëror kryesore të elektricitetit të vendit, KESH mbi rritjen e çmimeve të kërkuar për energjisë e saj, ndërsa Rregullatori i energjisë së vendit aplikoi autoritetin e tij mbi rritjet që CEZ do ngarkone tek konsumatorët e fundit . Rezultati i trishtë ishte se CEZ Shperndarje po përballej me humbje për çdo kilovat energjie të shitur. Humbje më të mëdha janë shkaktuar sigurisht nga shumat aspak joreale të energjisë elektrike që u vodhën drejtpërsëdrejti nga sistemi energjetik në një nga vendet më të varfra të Evropës.

Rregullatori i energjisë ndërhyri në mënyrë dramatike në fillim të vitit 2013 duke i hequr licencën e shpërndarjes CEZ Shperndarje dhe kompaninë e mori përsipër në mënyrë efektive shteti. Garancitë e Bankës Botërore nuk arritën të luajnë rolin e tyre dhe kështu nisi rruga e gjatë e procedurës ndërkombëtare të arbitrazhit nga CEZ për të marrë mbrapsht investimin e saj fillestar prej rreth 100 milion euro mbrapa, si dhe shumat e konsiderueshme investuar në vitet që pasuan.

Mosmarrëveshja pothuajse morri një dimension ndërkombëtar me Pragën që kërcënoi të bllokonte lëvizjet e Shqipërisë për t’u bërë një vend kandidat zyrtar për hyrjen në Bashkimin Evropian, nëse nuk zgjidhej mosmarrëveshja e CEZ . Shqipëria u pozicionua zyrtarisht në dhomën e pritjes të BE nga ministrat e jashtëm të Evropës të martën. Zgjidhja paraprake njoftuar në të njëjtën ditë nënkupton se CEZ do të sigurojë investimin e saj edhe pse jo shumë më se aq.

Bosët çekë gjithashtu biseduan rreth se çështjes se ‘rikuperimi’ i investimit do të jetë një shumë më e vogël prej rreth 3 miliardë Kc. Merita kryesore e marrëveshjes është që keshi do të paguhet gjatë katër viteve të ardhshme dhe se është shmangur një procedurë e gjate arbitrazhi. CEZ gjithashtu zgjidhi, edhe pse me kosto, një çështje të pakëndshme përpara takimit të saj të përgjithshëm të premten . Ministri i Financave Andrej Babis ka kritikuar bosët e gjigantit të energjisë elektrike të kontrolluar nga shteti për investimet e kaluara, veçanërisht për episodet në Ballkan.

Bosi i CEZ Daniel Beneš mbrojti marrëveshjen dhe investimet fillestare në një artikull kushtuar kësaj cështje në të përditshmen e biznesit Hospodářské Noviny të mërkurën. Shitjet e energjisë elektrike gjatë një faze janë përballur me një rritje prej 5 për qind çdo vit në Shqipëri, me vendin që gradualisht ka vendosur aplikimin e rregullave të korporatave dhe rregullatore evropiane, tha ai. Rënia ekonomike nënkuptonte pra se ajo marrëveshje pozitive duhej të ‘riformulohej’.

Pas përvojash të ngjashme të këqija me rregullatorët dhe qeveritë në Bullgari dhe problemet e vazhdueshme me të ardhurat në turbinat e saj masive të erës në Rumani, Beneš thotë se CEZ tani është i gatshëm të tërheqë investimet e saj të reja në Ballkan. Në vend të kësaj ai po në kërkon treg në Poloni dhe Gjermani dhe ndoshta edhe Sllovaki. Ka zëra se gjiganti italian ENEL ka të ngjarë të vendosë të shesë së shpejti aksionet e saj prej 66 për qind në prodhuesin kryesor slloven të energjisë elektrike Slovenske Elektrárne.

Beneš dhe bosët e tjerë të CEZ shpesh kanë pranuar se gabimi më i madh i kompanisë nuk ishte të ofrohej për kompaninë sllovake kur doli në shitje tetë vjet më parë. Por kompania sllovake e energjisë, në të cilën shteti sllovak zotëron ende një të tretën e aksioneve, do të ishte një blerje ambicioze në momentin më optimal.

Revista Monitor, 26.06.2014