Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

MZHE, lobim për TC “Kosova e Re”

Stamboll, 24.06.2014 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli me bashkëpunëtorë po zhvillon në Stamboll takime të ndara me kompanitë e parakualifikuara në projektin e ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”, me të cilët po diskuton mbi zhvillimet e fundit sa i përket këtij projekti. Në takime po marrin pjesë edhe këshilltarët nga IFC dhe Raiffaisen Investment.

Sot, Ministri Ismajli takoi drejtuesit e kompanisë Countor Global, të cilët ritheksuan interesin e tyre për të investuar në TC “Kosova e Re”, ndërsa kërkuan më shumë informacion sa i përket mundësisë që në këtë proces të ndikojë situata aktuale politike në vend.

Nga ana e tij, Ministri Ismajli i ka siguruar investitorët potencial se projekti në fjalë gëzon një mbështetje të gjerë në Kosovë, për shkak të nevojës për energji dhe obligimeve që ka marrë Kosova me qëllim të arritjes së standardeve Evropiane në sektorin e energjisë, respektivisht mbrojtjen e mjedisit.

Kreu i MZHE-së me këtë rast ka ritheksuar edhe mbështetjen që ky projekt ka marrë nga mekanizmat ndërkombëtare si Banka Botërore, Komisioni Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe interesimin që kanë shprehur për të edhe institucionet tjera financiare.

Ministri Ismajli kërkoi nga akterët e involvuar në këtë projekt që të vazhdojnë punën sipas agjendës së paraparë me qëllim që në këtë projekt madhor për vendin të mos shkaktohen vonesa të panevojshme, pavarësisht zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.

Stamboll, 25.06.2014 – Në kuadër të takimeve me investitorët e parakualifikuar në projektin e Termocentralit “Kosova e Re”, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli i shoqëruar nga këshilltarët e IFC dhe Raiffaisen Investment, kanë takuar përfaqësuesit e kompanisë Park Holding me të cilët ka diskuatuar mbi ecurinë e këtij projekti.

Diskutimet lidhur me projektin e TC-së janë zhvilluar në kontekstin e zhvillimeve të fundit politike në vend dhe mundësisë që ato të interferojnë në agjendën e paraparë për këtë proces.

Ministri Ismajli i ka përsëritur qëndrimin e tij se projekti i TC-së ka një përkrahje të gjerë politike në Kosovë dhe institucioneve ndërkombëtare, përfshirë këtu Bankën Botërore, Komisioni Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mekanizmat tjerë relevantë.

Ismajli nënvizoi rëndësinë që ka ky projekt për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë e furnizimit me energji, i cili do të ndikojë direkt në aspektin e përmbushjes së standardeve evropiane në sektorin e energjisë.

Kreu i MZHE-se pohoi se struktura aktuale e projektit është e përshtatshme për siguruar financimin dhe fillimin e fazës së ndërtimit, dhe inkurajoi investitorët që të procedojnë më tutje me hapat vijues në procedurën tenderuese.

energjia.al 25.06.2014