Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Austria mbështet projektin South Stream

Austria është e interesuar në zbatimin e projektit të tubacionit të gazit natyror South Stream, i cili do të ndihmojë për të diversifikuar rrugët e furnizimit me gaz në Evropë, deklaroi ministri i jashtëm austriak Sebastian Kurz.

Duke folur me gazetarët përpara fillimit të seancës së ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së në Luksemburg, Kurz tha se Europa ka nevojë jo vetëm për sa më shumë furnizues të jetë e mundur, por edhe të diversifikojë rrugët e furnizimeve të gazit natyror, dhe për këtë arsye Austria me të paktën pesë vende të tjera evropiane mbështesin projektin e South Stream.

Projekti u ndal përkohësisht, kur më 9 qershor, Bullgaria tha se pezulloi punët përgatitore në ndërtimin e seksionit të tij të South Stream sipas udhëzimeve nga BE.

Revista Monitor, 24.06.2014