Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministri Ismajli merr pagë nga KOST

Kreu i MZHE-së nuk është prej kohësh në KOST.

Përveç Fadil Ismajlit, edhe drejtues të tjerë qeveritarë dhe të kompanive publike kanë deklaruar pasuri të konsiderueshme, patundshmëri etj

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, merr dy paga nga buxheti i Kosovës. Sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, Ismajli ka shënuar që merr pagë nga “KOST SH.A” në vlerë prej 16 mijë eurosh. Ismajli para se të emërohej ministër ishte kryeshef ekzekutiv i “KOST SH.A”, dhe në bazë të deklarimit të pasurisë në vitin paraprak kishte deklaruar se paga e kryeshefit ekzekutiv është 40 mijë euro. Ndërsa, për pozitën që e mbanë, ministër në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, ka deklaruar të hyra 7 mijë euro. Ismajli po ashtu ka deklaruar se para në dorë nga qiraja i merr 2.400.00 euro. Ismajli pasurinë e patundshme e ka deklaruar të ngjashme me atë të vitit paraprak. Sipas deklaratës së dhënë në AKK, del se ka në pronësi banesë, tokë, ndërsa vlera e pasurisë së patundshme së tij, e përbashkët, arrin shumën 445 mijë euro.

Kosova Sot, 19.06.2014