Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Denoncime rekord për abuzimin me energjinë

Kush vjedh energjinë elektrike do të dënohet. Nga analizat e bëra nga organi i akuzës që nga fillimi i muajit janar deri në muajin maj të këtij viti, është dalë në konkluzionin se rezultatet janë më pozitive, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Statistikat

“Në periudhën janar-maj 2014 (pra vetëm në 5 muaj) janë regjistruar 512 procedime penale (ndërkohë që për të gjithë vitin 2013 ishin regjistruar 410 procedime). Në periudhën janar-maj 2014 (pra vetëm në 5 muaj) janë dërguar për gjykim 129 procedime (ndërkohë që për të gjithë vitin 2013 u dërguan për gjykim 110 procedime”, citohet në dosjen e prokurorisë. Krahas hetimit, prokuroria gjithashtu është e angazhuar edhe në orientimin e strukturave që konstatojnë lidhjet e paligjshme dhe vjedhjen e energjisë në terren që të ndiqen hapat procedurale. Duke u nisur nga statistikat që ka prokuroria, ajo që bie në sy është fakti se përveç shumë qytetarëve, ka edhe shumë biznese që vjedhin energjinë elektrike. Sipas organit të akuzës, ka shumë raste që janë nën hetim, një pjesë e të cilave kanë kaluar edhe për gjykim dhe në raste të caktuara pritet edhe vendimi i trupi gjykues. Duke iu referuar sërish të dhënave që ka organi i prokurorisë, vërejmë se qyteti ku ka më shumë procedime penale për vjedhjen e energjisë nga ana e qytetarëve apo edhe bizneseve është qyteti i Elbasanit me 113 raste dhe qyteti i Shkodrës me 118 raste. Ndërsa në kryeqytet janë shënuar vetëm 42 raste të procedimit penal me vjedhjen e energjisë elektrike. Qytetet që kanë më pak procedime janë Tropoja, Laçi dhe Saranda me vetëm nga një rast secila. Prokuroria e Përgjithshme është pjesë e Task-Forcës ndërinstitucionale të ngritur për evidentimin, hetimin dhe ndëshkimin e të gjithë personave dhe bizneseve që abuzojnë me energjinë elektrike. Kjo Task-Forcë është krijuar në bazë të një marrëveshjeje ndërmjet prokurorisë dhe qeverisë, e nënshkruar në muajin janar 2014 nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe zv.kryeministri, Niko Peleshi.

Gazeta Shqiptare, 16.06.2014