Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Serbia nuk do shtyjë ndërtimin e “Rrymës Jugore”

Ministri i energjetikës Aleksandër Antiç shpalli se Serbia nuk ka në plan ta shtyjë fillimin e ndërtimit të segmentit të saj të gazsjellësit “Rryma Jugore”, që është planifikuar për korrikun.

Ministri e bëri deklaratën pasi Bashkimi Evropian kërkoi që Bullgaria ta ndërpresë punën mbi këtë projekt.

Besoj se Komisioni Evropian dhe vendet anëtare të BE-së do të gjejnë vendimin përkatës, sepse ky është një projekt evropian në interes të sigurisë energjetike, komentoi Antiç.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 07.06.2014