Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta 40% më lirë për fermerët

Të gjithë fermerët që kultivojnë prodhimet e tyre në sera me ngrohje do të përfitojnë naftën 40% më lirë. Këtë e ka shprehur ministri i Bujqësisë Edmond Panariti në një konferencë për shtyp, duke deklaruar se një nismë e tillë synon të rritë prodhimin bujqësor. Ministri Panariti tha se “për çdo 1 dynym serë me ngrohje, fermerët do të përfitojnë 100 mijë lekë, duke ndikuar në rritjen e prodhimit”.

“Do të inkurajojmë prodhuesit e serave me ngrohje të zgjerojnë aktivitetin. Mbajmë një premtim për mbështetje me naftë pa akcizë të prodhimit bujqësor. Për sektorë të tjerë të ekonomisë do propozojmë masa të ngjashme për të nxitur prodhimin dhe për të ulur kostot. Ndërsa jemi angazhuar për shpërndarjen e fidanëve të ullirit të kontrolluar falas në gjithë vendin”, tha Panariti.

Shqiptarja.com 05.06.2014