Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

G7 diskuton energjinë

Udhëheqësit e vendeve më të industrualizuara të botës janë mbledhur në Bruksel në ditën e dytë të samitit të G7-ës.

Në ditën e parë, fokusi i diskutimeve është përqëndruar tek kriza në Ukrainë dhe njëzëri ata paralajmëruan Rusinë për të tjera sanksione nëse nuk ndihmon për të vendosur stabilitetin në lindje të Ukrainës, ku militantët pro-rusë vazhdojnë të rezistojnë. Ndërsa në diskutimet e së Enjtes fokusi është vendosur tek rritja ekonomike, tregtia, klima dhe siguria energjetike.

Për shkak se Putin është përjashtuar nga G7, për herë të parë që nga viti 1997, Rusia nuk merr pjesë në një samit të këtij grupi. Por më vonë gjatë kësaj jave, Putin do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel, me Presidentin francez, Francois Hollande dhe me kryeministrin e Britanisë së Madhe David Cameron, gjatë përkujtimit të 70-vjetorit të zbarkimit të aleatëve në Normandi. Në ditën e dytë dhe të fundit të samitit është diskutuar gjerësisht siguria energjetike, sidomos në Europë, që është e varur nga gazi dhe nafta ruse.

Liderët europianë kanë shpreur vendosmërinë për të diversifikuar rrugët e furnizimit me energji për të ulur varësinë nga Moska, por ky projekt kërkon kohë dhe shumë investime. Një rol të veçantë në këtë pikë do të luajë Amerika dhe vullneti i saj për të furnizuar me gaz natyror Europën. Gjithashtu shtatë vendet anëtarë të këtij grupi, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Gjermania, Franca, Britania, Japonia dhe Italia kanë shprehur angazhimin për të mbështetur rritjen ekonomike dhe shtrëngimin e rregullave për të parandaluar një krizë në të ardhmen të sektorit bankar. Gjatë këtij viti, liderët e G7-ës pritet ti japin fund termit “shumë e madh për të falimentuar”.

Scan TV, 05.06.2014