Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

FMN: Reformoni energjetikën, rrisni çmimin

Qeveria duhet të bëjë reformë në sistemin energjetik, ndryshe do të ketë probleme me buxhetin. Kështu paralajmëron shefi i misionit të FMN-së, Nadim Ilahi, i cili ishte i ftuar në “Bugajski Hour”. “Ky është një sektor që ka humbje, që krijon një nevojë për import më shpesh nga sa eksportohet. Dhe nevoja për import nuk paguhet nga konsumatorët, por nga taksapaguesit. Diçka nuk shkon! Pra, problem është si ta rregullojmë këtë. Them se ka një numër sferash ku duhet të ndodhin reforma”, shtron Ilahi nevojën e reformës. Kur del në pah çështja e rritjes së çmimeve, tha Ilahi, në Shqipëri ekziston ndjesia, dhe kjo me të drejtë, se pak njerëz paguajnë faturat, dhe shumë njerëz, qoftë biznese, qoftë individë, vjedhin. Dhe ata nuk janë pjesë e rrjetit të elektricitetit. Pyetja retorike që shtron Ilahi është: “A do të ishte e drejtë rritja e çmimeve? Dhe do të ishte e padrejtë! Pra, pikëpamja jonë, por edhe e Bankës Botërore që po punon me qeverinë, është se duhet të ketë një reformë gjithëpërfshirëse. Duhen vendosur masa administrative për t’u siguruar që vjedhjet dhe humbjet të reduktohen, dhe një fashë e çmimeve të rritet”. Duke folur për rreziqet, Ilahi u shpreh se, “nëse ju gjendeni në një situatë ku mungesat në reshjet e shiut krijojnë problem serioze për ju? E gjithë puna juaj e mirë në rritjen e të ardhurave dhe disiplinën fiskale do të shkonte dëm”.

Gazeta Shqip, 01.06.2014