Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KOSTT 2000 euro për rekreacion

Kompania Publike Operator Sistemi,Transmisioni dhe Tregu (KOSTT), po kujdeset edhe rekreacion e punëtorëve të kësaj kompanie, duke ua paguar shfrytëzimin e sallës për futboll.

Përmes një tenderi publik në të cilin kanë konkurruar tre kompani, zyra e prokurimit e KOSTT-it e ka përzgjedhur “OJQ SH.B. Prishtina ProBasket” si fituese të tenderit “Rekreacion për punëtorët – shfrytëzimi i sallës për futboll ”, e ku vlera e kontratës për njësi është 20 euro, e ndërkat totali i kontratës është 2000 euro.

Në ueb faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) thuhet se kontrata mes KOSTT-it dhe kompanisë në fjalë pritet të nënshkruhet me 2 qershor të këtij viti, nëse nuk ka ndonjë ankesë nga operatoret tjera që kanë marrë pjesë në garë.

Gazeta Zëri, 30.05.2014