Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BE gati të ulë mbështetjen tek gazi rus

Komisioni i Bashkimit Europian parashtroi të mërkurën strategjinë më të re të sigurisë së energjisë për të theksuar uljen e mbështetjes tek energjia e jashtme.

Në këtë strategji krejtësisht të re të sigurisë së energjisë përfshihen: diversifikimi i burimeve të jashtme të furnizimit, përmirësimi i instalimeve bazë të energjisë, formimi i tregut të brendshëm të energjisë si dhe kursimi i energjisë.

Sipas të dhënave, 53 për qind e energjisë së Bashkimit Europian mbështetet tek importi dhe prej tyre, gazi natyror e ka lidhur ngushtë BE-në me Rusinë.

Gjatë vitit 2013, 39 për qind e gazit natyror që u konsumua në Bashkimin Europian, kishin si burim Rusinë.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 30.05.2014