Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Komisioni miraton huanë për linjën e jugut

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin dhe komisioni për Çështjet Ligjore, Adminsitratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratuan projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Financave e Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a., si agjencia e zbatimit të projektit dhe KFË Frankfurt AM MAIN për financimin e projektit “Linja unazore 110 kv e Shqipërisë së Jugut” ndërmjet një huaje 37.750.000 euro””.

Fjala është për një marrëveshje ndryshuese të marrëveshjes së mëparshme ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a., si agjencia e zbatimit të projektit), dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Linja unazore 110 kV e Shqipërisë së Jugut”, nëpërmjet një huaje në vlerën 37 750 000 euro, e cila është nënshkruar më 15 prill 2014.

Meqenëse projekti ka hasur vonesa në procesin e tenderimit dhe lidhja e kontratave për zbatimin e tij ka përfunduar në shkurt 2013, nuk është arritur disbursimi i kredisë sipas afateve të parashikuara në marrëveshjen e huasë. Pikërisht për shkak të vonesës së përfundimit të procesit të prokurimit është vonuar edhe lidhja e kontratave me zbatuesin e punimeve.

Në kushtet kur bëhet fjalë për një projekt tepër të rëndësishëm, si dhe nisur nga domosdoshmëria e zbatimit të tij pa vonesa, paraqitet kjo marrëveshje për ndryshimin e kushteve të marrëveshjes së huasë të ratifikuar me ligjin nr.10249, datë 11.3.2010, ndryshime që parashikojnë shtyrjen e afatit të disbursimit dhe ristrukturimin e ripagesave.

Projektligji në fjalë u miratua në tërësi nga të dyja komisionet kuvendore.

energjia.al 26.05.2014