Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prodhimi naftës arrin 1.2 mln ton

Prodhimi në vend i naftës ka shënuar rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit, duke e mbyllur vitin 2013 në një nivel prej 1.2 milionë tonësh, më e larta që prej vitit 1990, sipas të dhënave që jan ëbërë të ditura nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë. Megjithatë, niveli i prodhimit të naftës vijon të mbetet ende larg rekordit prej 2.2 milionë tonësh, që është arritur në vitin 1974.

Prodhuesi më i madh mbetet Bankers Petroleum, me 1.06 milionë ton, ose 89% të totalit, e ndjekur nga Stream Oil&Gas, me 7% të totalit; Albpetrol me 37 mijë ton, apo 3% të totalit, në vitin 2013, sipas të dhënave nga MIE. Kompanitë e tjera kanë prodhuar rreth 1% të totali, teksa ato janë ende në fazën e kërkimit.

Kohët e fundit, interesi i kompanive të huaja për naftën shqiptare ëhstë rritur ndjeshëm, pas testimeve positive të Petromapnas në Shpirag 2, që u njoftuan në nëntor 2013, ndërkohë që kompania shpreson të arrijë të njëjtin rezultat në Molisht, po në zonën e Beratit.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë nga ana e saj ka njoftuar se së shpejti do të hapë tender të hapur për 13 blloqe nafte e gaze dhe pritet që interesi i investitorëve të jetë i madh.

Monitor_prodhimi-i-naftesShqipëria vlerësohet të ketë relativisht rezerva të larta të naftës, që arrijnë deri në 400 milionë ton, por kjo ende mbetet e pakonfirmuar, për shkak të niveleve të larta të investimeve për eksplorim që duhen. Është e njohur që janë rreth 40 milionë tonë naftë e pashfrytëzuar dhe rreth 50 milionë tonë janë tashmë të shfrytëzuara.

Patos Marinza është fusha më e madhe e naftës në Shqipëri. Me një sipërfaqe prej 44,000-akër, kjo është zona më e madhe e naftës në tokë në Europë, me 7.7 miliardë fuçi naftë . Nafta e Patos-Marinzës shitet me një zbritje ndaj naftës referencë europiane, Brent (60-70% e saj) për shkak të natyrës së rëndë të saj.

Revista Monitor, 26.05.2014