Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS nis leximin e sahatëve me pajisjet e dorës

Pas aprovimit nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), KEDS ka nisur metodën e re të leximit të njehsorëve. Tashmë përmes aparaturave Hand Held Reading (Pajisje e Dorës për Lexim), leximi dhe lëshimi i faturës bëhet aty për aty. KEDS ka blerë mbi 300 pajisje të tilla dhe janë po aq lexues që po bëjnë leximin anekënd vendit.

“Mënyra e re e leximit ka nisur në tërë Kosovën dhe deri tash ecuria është shumë pozitive. Kjo metodë është shumë fleksibile dhe minimalizon gabimet në lexim”, tha Agron Kamberi, Drejtor Rajonal në KEDS. Leximi bëhet në prani të konsumatorit, përderisa edhe nëse ndodhë ndonjë gabim eventual, ai mund të evitohet aty për aty.

Paralel me ndërrimin e mënyrës së leximit, ka ndryshuar edhe dizajni i faturës, por që përmban të gjitha informatat në bazë të rregullave të ZRrE-së dhe ligjeve në fuqi.

“Sistemi është shumë funksional dhe me mundësi shumë më të vogla të gabimeve pasi evitohet procesi që kalonte nëpër shumë duar. Tash, gjatë ditëve të leximit, lexuesi i njëjtë e merr gjendjen, verifikon gjendjen, shtypë faturën dhe e shpërndanë tek konsumatori”, tha Kamberi. “I tërë procesi është dizajnuar të zgjasë strikt në bazë të rregullave të ZRRE-së”, tha Kamberi.

Lidhur me metodën e re të leximit, KEDS kishte dërguar njoftimin paraprak tek të gjithë konsumatorët, përderisa të njëjtin e kishte publikuar edhe në mediat e shtypura të vendit.

Metoda e re e leximit kishte nisur si pilot-projekt në Distriktin e Ferizajt gjatë janarit të këtij viti dhe rezultatet janë inkurajuese. Gabimet kanë rënë dukshëm, përderisa është rritur edhe transparenca në lexim, pasi bëhet gjithnjë në prani të konsumatorit, pos në rastet kur është e pamundur një gjë e tillë.

energjia.al 26.05.2014