Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Miratohen shpronësimet për Interkonjeksionin

Në mbledhjen e fundit qeveria Thaci miratoi edhe vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim të përhershëm të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat prekën nga ndërtimit i Linjës Energjetike 400 KV Kosovë-Shqipëri, në Segmentin e II-dytë.

Është miratuar edhe vendimi përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit cilat preken nga ndërtimi i Linjës Energjetike 400kV Kosovë-Shqipëri, në Segmentin e I-parë.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për shpronësimet e pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat ndodhen në Zonën Kadastrale Dimce, Komuna Hani i Elezit, e të cilat duhet të shpronësohen për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për sigurimin e lëndës së parë për prodhimin e çimentos.

Kryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal që të përgatis gjithë dokumentacionin e nevojshëm për themelimin e komunave të reja në: Kijevë, Komoran, Hogosht dhe në Rugovë të Pejës.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuqi ka kërkuar që mjetet e ndara me Ligjin për Buxhetin të Republikës së Kosovës për Njësinë kundër krimeve Ekonomike në këtë ministri, dhe prokurori special kundër krimeve ekonomike të kalojnë në Këshillin Prokurorial.

Revista Monitor, 24.05.2014