Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

INA, fitues i ‘qeverisja më e mirë e korporatave’

INA është fitues i çmimit “Qeverisja më e mirë e Korporatave” në Kroaci dhënë nga “World Finance”, revista financiare me bazë në Mbretërinë e Bashkuar. Çmimi është dhënë në kategorinë “World Finance Corporate Governance”, bazuar në opinionet e gazetarëve të biznesit dhe ato financiare, mbështetur nga një ekip hulumtues.

“Ne jemi shumë krenarë që jemi fitues të një çmimi të tillë të rëndësishëm dhe të bëjmë pjesë ndër kompanitë më të mira të botës, të njohura për strukturën e saj të qeverisjes korporative. Kjo shërben edhe si një dëshmi më tepër se kompania është drejtuar me sukses dhe në kuadër të praktikave më të mira europiane dhe ndërkombëtare”, – tha z. Zoltán Áldott, president i Këshillit Drejtues të INA-s.

Në votim morën pjesë aksionerë të përzgjedhur privatë dhe institucionalë, analistë, drejtues, zyrtarë dhe individë ekspertë.

Fituesi është zgjedhur bazuar në efikasitetin e strukturën qeverisëse, punën e komisioneve të kompanive dhe kuorumit (numri minimal i personave të pranishëm për të kryer biznes në mënyrë të ligjshme) të nevojshëm për marrjen e vendimeve, përbërjen e bordit dhe pavarësinë, të drejtat e aksionerit, procedurat e administrimit të rrezikut, njoftimin e informatave relevante në lidhje me rezultatet e kompanisë dhe transparencën, si dhe shpërblimin dhe të drejtën e votës. Rreth 10 kompani kanë qenë të nominuara nga Kroacia, ndërsa në këtë kategori 4 nga 6 u eliminuan nga lista.

“World Finance” jep çmime që nga viti 2007 dhe disa nga kategoritë kryesore të çmimeve përfshijnë Banking, Corporate Governance, Investment Management, Mega Projects etj.

Ka shumë kompani të njohura botërore që janë në mes të fituesve të këtyre çmimeve për vitet e mëparshme.

Revista Monitor, 24.05.2014