Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dossier, “Zgjidhjen e kemi tek nafta, energjia”

E gjendur në qorrsokak në vitin 1983, ekonomia shqiptare po kërkonte një rrugë shpëtimi. Kërkesa për lëndë të parë po binte dita-ditës. Si një prej eksportuesve më të mëdhenj të kromit në botë, Shqipëria u përball me një rënie të fortë të çmimit të tij, duke vënë në dyshim të ardhmen e eksportit të këtij minerali. Në mbledhjen e sekretarëve të Komitetit Qëndror me 2 korrik 1983 Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe Vangjel Çërrava diskutojnë ofertën që ju ka bërë Suedia për krom.

Çmimi i ulët që kanë ofruar suedezët i ka shqetësuar udhëheqësit shqiptarë komunist, të cilët janë në një mendje të mos ia japin sasinë e kromit që kërkojnë ata. Hoxha pyet se me sa kërkon ta marrë suedezi. “Ne e shesim me 42 dollar, çmim për të cilin ai vetë na kanë kritikuar se e kemi të ulët, tani me sa kërkojnë ta marrin me 35 dollarë?”, thotë Hoxha. Ata diskutojnë më tej edhe problematikën në tregun ndërkombëtar, duke e lidhur këtë me çmimin e ulët që ofrohet për krom, por edhe për ferrokrom.

Ndërsa diskutojnë më tej se nëse e përpunopjnë dhe shesin ferrokrom, kostoja do të dilte shumë e lartë dhe do të dilnin me humbje. Sipas Hoxhës të huajt vetëofrohen që të sjellin këtu teknologjinë, madje edhe në këtë rast për të prodhuar ferrokrom, por nga ana tjetër kërkojnë të shfrytëzojnë pasuritë e vendit në maksimum. Duke diskutuar edhe për vendet e tjera që prodhonin ferrokrom, në mbledhjen e udhëheqësve komunist përmendet rasti i Japonisë, e cila nisur nga cilësia e lartë e kromit shqiptar e përdornin atë si përzjerës për krome të tjera. Por japonezët nuk e blinin kromin direkt nga Shqipëria…

“Ata krom shqiptar marrin, shoku Enver, po e marrin nga të tjerët, nga të tretë”, thotë Vangjel Çërrava, duke shtuar se “Ja, këtë punë nuk na e zgjidhën shokët që shkuan në Japoni për të parë uzinat e ferro-kromit. Vërtet ata shkuan atje për uzinat, por njëri prej tyre ishte i Tregtisë, prandaj e kritikuam rëndë dhe me shokun Adil. I thamë që ti e di gjendjen e kromit te ne dhe, kur japonezi të kërkoi, pse nuk na pyete ç’të bënit? Tani duhet të presim të vijnë ata në Tiranë prapë që të bisedojmë për këtë punë.”

Ndërsa analizojnë dhe arrijnë në përfundim se tregu ndërkombëtar ka vendosur rregulla të forta për këtë fushë, e cila siç duket për Shqipërinë ishte pa ndonjë prespektivë, udhëheqësit komunistë shqiptarë mendojnë se zgjidhja gjendet tek sektori i naftës dhe ennergjisë, një sektor, ku sipas Enver Hoxhës duhet të fokusohet Shqipëria, pasi nevoja për energji sa ven e rritet nga vitit në vit. Diskutimet e plota të kësaj mbledhje mbi çështjen e kromit dhe të naftës i sjellim të plota sipas procesverbalit së bashku me faksimilet.

Klikoni këtu për të lexuar dokumentin.

Shqiptarja.com 22.05.2014