Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hungaria eksporton gaz për Ukrainën

Hungaria pas testimeve të suksesshme të linjës transportuese të gazit të cilat kanë përfunduar 20 ditë më parë, ka nisur të transportojë gazin në drejtim të Ukrainës.

Ukraina është një prej transportuesve të mëdhenj të gazit natyror rus në qendër dhe në perëndim të Evropës mirëpo aktualisht BE po përpiqet të krijojë mundësitë teknike për rikthimin e gazit në rast të uljes së eksportit nga ana e Moskës ndaj Kievit.

Ndërkohë kompania hungareze për transportin e gazit nëpërmjet linjave të gazsjellësit thotë: Ditën e martë në Ukrainë është transportuar rreth 2.4 milion m3 gaz.

Raportet e mëparshme flasin se kjo kompani ka kapacitet të transportojë 16 milion m3 gaz në ditë.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 21.05.2014