Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qipro: Alternativa e BE-së për gaz kundrejt Rusisë

Qipro deklaroi se suksesi i shpimit në ujërat e thella larg ishullit mesdhetar lindor këtë vit ka gjasa të ofrojë për Evropën mënyrën për të lehtesuar kontrollin e Rusisë ndaj furnizimit të saj me energji.

Qipro, e cila ka dëshmuar për rezerva në gati 6 trillion metra kub gaz natyror, është në kërkim për të gjetur një tjetër sasi prej 4-5 trilion metra kub, tha Ministri i Energjisë George Lakkotrypis. Një zbulim i tillë, rreth një e katërta e madhësisë së gjetur të gjigandit Leviathan të Izraelit, do i mundësojë vendit të procedojë më tej me planet e terminalit të gazit të lëngshëm natyror.

Një fabrikë LNG në Qipro do të mund gjithashtu të procesojë gaz nga vende të tjera në pellgun e Levant-it, një zonë që ka gjasa të zotërojë 122 trilion metra kub gaz, dhe ta transportojë nga deti drejt tregjeve në Evropën Perëndimore, ku furnizimet tanimë gjenden nën kërcënimin e krizës që ka shpërthyer në Ukrainë. Rusia, e cila siguron rreth 15 për qind të nevojave të rajonit nëpërmjet tubacioneve të epokës sovjetike të cilat kalojnë mespërmes fqinjit të saj perëndimor, ka kërcënuar të reduktojë furnizimet në qershor.

Qipro përfaqëson ‘një ide mjaft të mirë’ të rezervave të saj të gazit dhe të hidrokarbureve brenda rreth 12 deri 15 muaj, teksa kompanitë përfshirë Eni SpA (ENI), Korea Gas Corp, dhe Total SA po fillojnë eksplorimin, tha Lakkotrypis gjatë një interviste në 14 maj.

Eni dhe Kogas do të fillojnë eksplorimin intensiv brenda disa javësh në licencat e tyre në blloqet 2, 3 dhe 9, një fushatë e cila pritet të zgjasë 12 deri në18 muaj, tha ai. Total e Francës, me licencat e blloqeve 10 dhe 11, do të fillojë eksplorimin në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Noble Energy Inc, e cila ka zbuluar rezerva prej 3.6-6 trilion metra kub në fushën Aphrodite, do të shpojë një tjetër pus në bllokun 12, tha Lakkotrypis.

Revista Monitor, 19.05.2014