Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

USAID mbështet Kosovën në energji

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur në takim drejtorin e Zyrës për Rritje Ekonomike në Byronë e USAID-it, për Evropë dhe Euroazi, Thomas Rhodes, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend në fushën e ekonomisë.

Në takim është vlerësuar lartë bashkëpunimit që MZHE ka me USAID-in, respektivisht në fushën e zhvillimit ekonomik siç janë projektet e efiçiencës së energjisë dhe termocentraleve.

Me këtë rast, Ministri Ismajli, ka prezantuar arritjet e deritashme të MZHE-së dhe masat që janë ndërmarrë që të ecet përpara me projektet energjetike si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm, ndërsa ka falënderuar USAID-in për mbështetje që ka ofruar.

Ndërsa nga ana e tij, Thomas Rhodes ka përsëritur se USAID do të vazhdojë edhe në të ardhmen të mbështesë projektet të cilat stimulojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës, derisa vlerësoi angazhimet e Qeverisë.

Në takim është diskutuar vazhdimi i bashkëpunimit në mes MZHE –së dhe USAID-it duke financuar kështu projekte, të cilat ndikojnë në ekonominë e vendit, përmirësimin e shërbimeve dhe mirëqenien e qytetarëve.

energjia.al 16.05.2014