Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hungaria, e interesuar për transportimin e gazit

Rusia dhe Hungaria janë interesuar për një projekt për transportimin e gazit në Evropë.

Sipas një njoftimi të agjencisë franceze të lajmeve Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë ditën e mërkurë u takua me Aleksi Miler presidentin e kompanisë Gazprom ku është mirëpritur zgjerimi i gazsjellësit South Stream.

Zyra për informim e kryeministrisë së Hungarisë bëri të ditur se duke patur parasysh zhvillimet në Ukrainë, rëndësia e këtij gazsjellësi dyfishohet.

Qëllimi i krijimit të linjës së gazsjellësit South Stream gjatësia e të cilit është 3, 600 km, projekt i cili zbatohet nga kompania ruse Gazprom dhe ajo italiane Eni, është transportimi i gazit të Rusisë për në vendet e BE duke kaluar nëpërmjet detit të zi dhe vendeve të Ballkanit.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 15.05.2014