Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rusia vonon të mbrojë BE-në nga reduktimi i gazit

Tregtarët evropiane të gazit natyror parashikojnë se ekonomia e Rusisë nuk mund të përballojë të humbasë më shumë se 100 miliard dollarë në qoftë se përshkallëzohet kriza në Ukrainë, duke zvogëluar shanset e një reduktimi të gjatë e të qëndrueshëm të furnizimit në ish-kombin sovjetik.

Kontratat e së ardhmes së gazit në Britani të Madhe, tregu më i madh i Evropës, ranë 19 për qind që kur Rusia pushtoi Krimenë në shkurt dhe javën e kaluar ranë në nivelin më të ulët që nga viti 2010. Përshkallëzimi i konfliktit me Ukrainën ka të ngjarë ti kushtojë Rusisë mesatarisht 115 miliard dollarë në vitin 2015, ose më shumë se 3 për qind të PBB-së së saj, sipas HIS Inc.

Sanksionet e zgjeruara nga SHBA dhe Bashkimi Europian kërcënojnë ekonominë e Rusisë, për të cilën Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se po hyn në recesion. Eksportuesi më i madh i energjisë në botë po përpiqet të rrisë investimet për të nxitur rritjen teksa lidhjet me SHBA dhe BE vijojnë të përkeqësohen, duke shkaktuar rrjedhje të kapitalit dhe shitje të menjëhershme të aktiveve në rubla.

Gazi në Mbretërinë e Bashkuar ra në 44.7 pen një term (7.53 dollarë për milion njësi term britanike) më 7 maj në bursën e Londrës, shifra më e ulët për një kontratë në fillim të muajit që nga 28 shtatori i vitit 2010. Dimri më i butë në shtatë vite ndikoi që inventaret të mbesin më shumë se gjysëm plotë, duke reduktuar kërkesën për ‘injeksione’ përpara sezonit të dimrit që ka nevojë për ngrohje. Kontrata ra gati 0.9 për qind në 45.35 pen sot.

Revista monitor, 14.05.2014