Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ferma diellore energjitike

Ferma më e madhe diellore në botë, Sistemi i Gjenerimit të Energjisë Elektrike Ivanpah, është hapur këtë vit në shkretëtirën Mojave në Kaliforni. Ferma, e cila përdor një teknologji termale diellore, përbëhet nga 3 plantacione të ndara, që zënë një hapësirë prej 3500 akra të shkretëtirës. Ato do t’u shërbejnë me elektricitet rreth 140 mijë shtëpive në Kaliforni gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Ndryshe nga fotovoltaikët, ky sistem nuk e konverton radiacionin diellor në mënyrë të drejtpërdrejtë në elektricitet; 300 mijë pasqyrat e kontrolluara nga një program (software) ndjekin diellin dhe e fokusojnë dritën e tij në marrësit diellorë (bojlerat), të cilët gjenden në majë të tre kullave 459 fute të larta. Më tej, kjo nxehtësi ngroh ujin që gjendet brenda bojlerëve dhe avulli që krijohet përdoret për të vënë në lëvizje turbinat që krijojnë elektricitet.

Ky kompleks mund të reduktojë emetimin e dioksidit të karbonit me më tepër se 400 mijë tonë në vit. Po ashtu, ai prodhon më pak ndotës të ajrit, si oksidet e squfurit, krahasuar me plantacionet që punojnë me gaz.

Gazeta Shekulli, 12.05.2014