Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

EVN, kompani të reja në tregun energjetik

Rreth 85 mijë kompani të mesme dhe të vogla, këtë vjeshtë do të hyjnë në tregun e lirë të energjisë elektrike ku do të zgjedhin furnizuesin e tyre. Kjo qasje në treg, sipas grupit ekspertësh të EVN-së do të ndikojë në uljen e përgjithshme të çmimit të rrymës, si dhe do ta stimulojë konkurrencën që të ofrojë shërbime më cilësore. Po këto ekipe ekspertësh të EVN tanimë janë duke përpiluar ofertat për kompanitë e vogla dhe të mesme në mënyrë që t’ua zvogëlojnë çmimet kompanive. Jo zyrtarisht flitet për ulje të çmimit për 30 për qind për kompanitë e vogla. Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike ka filluar prej vitit 2007. Faza përfundimtare e liberalizimit të tregut pritet të ndodhë vitin e ardhshëm me inkuadrimin edhe të amvisërive.

“Në fazën e ardhshme të procesit të liberalizimit, “EVN furnizim” do të ofrojë produkte për kompanitë e vogla dhe të mesme të cilave do të ju mundësohet furnizim me energji elektrike me çmim më të ulët. Hapja e tregut do të thotë çmim më i ulët në treg vetëm për energjinë, ndërsa tarifa për rrjetin distributiv edhe më tutje do të jetë i rregulluar nga Komisioni Rregullator i Energjetikës” , deklaroi Niko Berberu, menaxher i “EVN Furnizim”.

Alsat-M, 12.05.2014